Njoftim për homazhet dhe ceremoninë e varrimit të nënkolonel Skender Hajdarit

Njoftojmë të gjithë pjesëtarët e FSK-së dhe të Ministrisë së Mbrojtjes, se në rrethana tragjike ka ndërruar jetë oficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, nënkolonel Skender Emin Hajdari.Homazhet nga njësitë e FSK-së, do të mbahen në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, sot më datën 28.04.2021 në ora 12:30. Homazhe do të mbahen edhe në Shtëpinë e Kulturës në Mitrovicë nga ora 15:00-16:00, ndërsa varrimi do të bëhet në ora 18:00 në varrezat në Shipol të Mitrovicës sipas rekomandimeve të IKSHPK-së.Skender Hajdari ka lindur më fshatin Zjaqë, Komuna e Mitrovicës. Ka qenë pjesëtar i UÇK-së në Brigadën 141 ,,Mehë Uka“ të Zonës Operative të Shalës. Pas transformimit ka shërbyer në Trupat e Mbrojtëse të Kosovës në Zonën e Katërt të Mbrojtjes. Që nga themelimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka kryer detyra në pozita të larta në Shtabin e Përgjithshëm dhe së fundmi ishte me shërbim në Ministrinë e Mbrojtjes. I ndjeri la pas vetes bashkëshorten dhe tre fëmijë.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.