Njësiti i Kërkim Shpëtimit të FSK-së mbështet Policinë e Kosovës për nxjerrjen e një trupi të pajetë

Njësiti i Kërkim Shpëtimit malor i Gardës Kombëtare të FSK, sot ka kryer një operacion të kërkimit dhe nxjerrjes së trupit të pajetë, të qytetarit B.O. të zhdukur disa javë më parë.

Pavarësisht terrenit të papërshtatshëm dhe të vështirë malor, sot rreth orës 13:00, në afërsi të lumit Llapushnicë në mes të fshatrave Llofcë dhe Burincë të Komunës së Gjilanit, njësiti i kërkim shpëtimit të FSK-së, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, arriti të bëjë tërheqjen e trupit të pajetë. Trupi i pajetë pas tërheqjes iu ka dorëzua Institutit të Mjekësisë Ligjore.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.