Njësitë e FSK-së përfundojn misionin e kërkim-shpëtimit në Shqipëri

Me urdhër nga Shtabi i Përgjithëshëm i FSK-së, kontigjenti i përbërë nga njësit e Kërkim- Shpëtimit, Kompania për Operacione Civile, Mjeksisë, Policisë Ushtarake dhe ajo e Komunikimit, në mbrëmje kanë përfunduar operacionet në mbështetje të autoriteteve të Republikës së Shqipërisë për menaxhimin e situatës së krijuar nga termetet në Shqipëri. Njësitë e Gardës Kombëtare të FSK-së, janë falënderuar për punën profesionale, përkushtimin dhe angazhimin e tyre gjatë kësaj kohe krize nga të gjithë liderët shtetëror dhe qytetarët e shumtë të Republikës së Shqipërisë.Për të përshëndetur dhe falënderuar angazhimin e FSK-së në këto operacione, kishte ardhur edhe zv Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Gjeneralbrigade Manushaqe Shehu .Ajo pasi falënderoi FSK-në për angazhimin në operacionet e këtyre ditëve, përcjelli edhe falënderimet e ministres së Mbrojtjes së Shqipërisë Olta Xhaçka si dhe të Shefit te Shtabit Gjeneralbrigade Bardhyl Kollçakut.Në prani të atasheut ushtarak të FSK-së në Republikën e Shqipërisë, Kolonel Bashkim Shillova, ushtarakët tanë janë nderuar me mirëjohje nga ana e Forcave Ushtarake të Republikës së Shqipërisë.Me të perfunduar takimi me zv Shefen e Shtabit, njësitë e FSK-së, filluan me procesin per ridislokim.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.