Një shkrim i pa vërtetë nga portali “Bota sot” për ministrin e mbrojtjes Armend Mehaj

Njoftojmë të gjitha mediat dhe publikun e gjerë se sot, me 31 mars 2021, në portalin “Bota sot” është publikuar një shkrim me një titull tendencioz dhe të pa vërtetë, me qëllim të njollosjes së emrit të ministrit të mbrojtjes Armend Mehaj.Shkrimi mban titullin “Vendimi i fundit i ministrit Armend Mehaj” duke komentuar më tej se “Ministria, të cilën nga e marta e javës së kaluar e udhëheq ministri Armend Mehaj, i ka dhënë kompanisë “Ballkan Petrol” dy lote të kontratës së prokurimit publik”, për furnizim me vajra motorike për nevoja të FSK-së.

Bëjmë të ditur mediat dhe publikun e gjerë se ministri Mehaj nuk ka marrë dhe nuk ka nënshkruar kurrfarë vendimi. Kontrata në fjalë ende nuk është nënshkruar. Kjo kontratë fillimin e procedimit e ka që para një viti. Nga Departamenti i Prokurimit të Ministrisë së Mbrojtjes është bërë njoftimi për dhënie të kontratës në platformën elektronike të e-prokurimit. Kontrata pritet të nënshkruhet pas plotësimit të kushteve të parapara sipas Ligji të Prokurimit Publik dhe Rregulloreve në fuqi.Sipas kësaj që sqaruam shihet qartë se ministri Armend Mehaj që nga emërimi në detyrën e ministrit të mbrojtjes nuk ka nënshkruar kurrfarë vendimi dhe lajmi si i tillë është trillim dhe tendencioz.

 

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.