Një delegacion i Akademisë së 7-të i nënoficerëve të Ushtrisë Amerikane për Evropë vizitoi FSK-në

Në Ministri të Mbrojtjes dhe në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes së FSK-së në Ferizaj, dje qëndroi për vizitë pune, komandanti i Akademisë së 7-të të nënoficerëve të Ushtrisë Amerikane për Evropë, rreshter major i Komandës, Christopher Cascardo, së bashku me një delegacion të nënoficerëve.Rreshter majori Cascardo, në Ministri u prit nga rreshter majori i Forcës së Sigurisë së Kosovës ( FSK) Genc Metaj. Kjo ishte një vizitë bashkërenduese për bashkëpunimin në të ardhmen në mes të FSK-së dhe Akademisë së 7-të të nënoficerëve.Rreshter majori Cascardo, gjithashtu vizitoi edhe Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj, ku u pritën dhe zhvilluan takim pune me rreshter majorin e Komandës, Xhevdet Mataj dhe me komandantin e Shkollës se nënoficerëve të FSK-së, rreshter majorin Ilir Ferizaj. Rreshter majorët Mataj dhe Ferizaj e njoftuan RRMK Cascardo, me të arriturat e FSK-së në zhvillimin e sistemit të edukimit të nënoficerëve.Të dy palët u pajtuan për avancimin e mëtejmë të programeve të bashkëpunimit dhe mundësinë e shkëmbimit të nënoficerëve dhe përvojave.Vlen të ceket se që nga fillimi i formimit të sistemit të edukimit të nënoficerëve të FSK-së, Akademia e 7-të e nënoficerëve ka pasur rol shumë të rëndësishëm në këtë zhvillim.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.