Nëntoger Paçarizi diplomon në Shkollën e Xhenios Luftarake të Forcave të Armatosura të Turqisë

Në Komandën e Shkollës së Xhenios Luftarake të Forcave të Armatosura të Turqisë në Izmir, pas shkollimit 6 mujor, prej datës 13 janar deri më 3 korrik 2020, oficeri i FSK-së, Nëntoger Bener Paçarizi ka përfunduar me sukses Kursin Bazik për Xhenio Luftarake.

Në kursin përkatës gjashtë mujor, nëntoger Paçarizi diplomoi me sukses në mesin e 120 kursantëve, ku përveç kursantëve nga vendi pritës, kursin përkatës e ndoqën edhe 13 kursantë nga 7 vende të ndryshme të botës. Ky sukses është edhe një vlerë e shtuar në kapacitetet e FSK-së me kuadro specialistike të nevojshme për ngritjen dhe avancimin e aftësive profesionale të FSK-së në funksion të përmbushjes së misionit të ri si forcë ushtarake dhe detyrave ligjore të saj.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.