Në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional, drejtori i Departamentit të Mjekësisë në Ministrisë së Mbrojtjes, kolonel Dr. Xhevdet Tahiraj, dhe drejtoresha Ekzekutive e Qendrës Kombëtare të Transfuzioni të Gjakut, Dr. Bukurije Zhubi, nënshkruan protokollin e bashkëpunimit dypalësh. Me këtë protokoll, të dy institucionet pajtohen që në kuadër të kompetencave reciproke të rrisin dhe zhvillojnë bashkëpunimin ndër-institucional në fushat e interesit të përbashkët, si dhe me qëllim të rritjes së efikasitetit të aktiviteteve të dy institucioneve.