Nënshkruhet plani i Bashkëpunimit bilateral ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Shtabit të Mbrojtjes të Italisë

Në Ministrinë e Mbrojtjes sot është mbajtur takimi bilateral ndërmjet Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Integrime Euroatlantike i Ministrisë së Mbrojtjes dhe Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar të Shtabit të Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Italisë.

Me këtë rast, është nënshkruar Plani Bilateral Vjetor i Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Mbrojtjes të Italisë për vitin 2022 ndërmjet drejtorit të Departamenti për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Integrime Euroatlantike, kolonel Sylejman Caka dhe shefit të Zyrës për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Shtabit të Mbrojtjes së Italisë, kolonel Luca Vitali.

Të dy delegacionet u pajtuan që të angazhohen maksimalisht për realizimin e aktiviteteve të përcaktuara në planin përkatës. Partneriteti ynë me Republikën e Italisë, si vend anëtar i NATO-s, vlerësohet shumë i rëndësishëm në kuadër të politikave tona për fuqizimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e mbrojtjes.

 

   

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.