Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit me Ministrinë e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, për caktimin e oficerit ndërlidhës të FSK-së, në Qendrën e Luftës Tokësore në Warminster

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, sot së bashku me Zv.Ambasadorin Britanik Jacob Webber, nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, për caktimin e oficerit ndërlidhës të FSK-së, në Qendrën e Luftës Tokësore – Dega Luftarake në Warminster.
Memorandumi i nënshkruar është në kuadër të aktiviteteve të përcaktuara në Marrëveshjen e bashkëpunimit bilateral Kosovë- Mbretëri e Bashkuar, në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, të nënshkruar mes dy ministrive të mbrojtjes më 14 shtator 2021.
Qëllimi i këtij memorandumi ndërlidhet me nevojën për bashkëpunim dhe dëshirën për të forcuar lidhjet e miqësisë dhe mirëkuptimit midis dy vendeve, ministrive dhe forcave tona.
Prishtinë, 30.06.2022
This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.