Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes dhe Agjencisë Kadastrale të Kosovës

Në mjediset e Ministrisë së Mbrojtjes sot u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes dhe Agjencisë Kadastrale të Kosovë. Marrëveshja u nënshkrua nga znj. Rozafa Ukimeraj, sekretare e përgjithshme e MM-së dhe Avni Ahmeti, drejtor ekzekutiv i Agjencinë Kadastrale të Kosovës. Në aktin e nënshkrimit ishte i pranishëm edhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama.Marrëveshja e bashkëpunimit mes Ministrisë së Mbrojtjes dhe Agjencisë Kadastrale të Kosovës, ka për qëllim zhvillimin e dy institucioneve përkatëse në fushën e hartografisë dhe gjeoinformimit.

Bashkëpunimi ndërmjet dy palëve do të realizohet në mënyrë reciproke përmes trajnimeve profesionale dhe vizitave studentore, me qëllim të ngritjes së kapaciteteve menaxhuese të MM-së dhe AKK-së. Sipas kësaj marrëveshjeje, obligimet e përbashkëta të dy institucioneve do të jenë: angazhimi për krijimin e projekteve afatshkurta dhe afatmesme në aspektin e hartografisë dhe gjeoinformacionit, si dhe ofrimi i hapësirave për krijimin e kushteve optimale për realizimin e aktiviteteve të bashkëpunimit.

 

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.