Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Mbrojtjes, znj. Rozafa Ukimeraj dhe drejtori ekzekutiv i Qendrës së Inovacionit të Kosovës (Inovation Centere Kosova — ICK), zoti Uranik Begu, nënshkruan sot marrëveshje bashkëpunimi në mes Ministrisë së Mbrojtjes dhe ICK-së.
Kjo marrëveshjeje ka për qëllim bashkëpunimin pa kompensim financiar në mes të MM/FSK dhe ICK-së, për interesat e zhvillimit të dy institucioneve përkatëse në fushën e ndërmarrësisë, inovacionit, aftësimit profesional, si dhe teknologjisë së informacionit dhe komunikimit.