Në Ministrinë e Mbrojtjes u mbajt seminar me temën “Perspektiva gjinore në operacionet ushtarake”

Si vazhdimësi e bashkëpunimit bilateral me ushtrinë italiane, sot u mbajt seminari me temën “Gender Perspective in Military Operations”, mbështetur nga Seksioni i Politikave Gjinore të Divizionit të Personelit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave Italiane. Gjatë këtij seminari u diskutua rreth rëndësisë së fuqizimit të rolit të gruas brenda ushtrisë, institucioneve të cilat kanë ndikim direkt në ruajtjen e stabilitetit, paqes dhe sigurisë, e nëpërmjet të kësaj ndihmës që ushtritë mund të ofrojnë në misione paqeruajtëse me theks të veçantë ndihmën ndaj grave.
Duke qenë se gratë përbëjnë mbi 50% të popullsisë në Kosovë por dhe në botë, përfshirja e grave në menaxhimin e krizave, angazhimi i tyre në misione paqeruajtëse është i domosdoshëm.
05.07.2022
 
This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.