Në Ministrinë e Mbrojtjes shënohet 23 Prilli, Dita e Komunitetit Turk

Me rastin e shënimit të 23 Prillit, Ditës së Komunitetit Turk, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i shoqëruar nga zëvendësministri Adnan Rexheplar, ka organizuar një tryezë të rrumbullakët, ku morën pjesë personalitete të shumta të shquara politike dhe ushtarake të institucioneve vendore, ndërkombëtare dhe Republikës së Turqisë. Ministri Mehaj, duke i uruar mirëseardhje të pranishmëve dhe duke uruar të gjithë zyrtarët, oficerët dhe nënoficerët e komunitetit turk, në shënimin e ditës së tyre kombëtare, theksoi se ky komunitet e ka vendin e vet të respektuar në institucionet e Republikës së Kosovës dhe se këtë respekt, e ka fituar falë përkushtimit në institucionet e Kosovës dhe punës së ndershme.

Më tej, Ministri Mehaj, bëri të ditur se është i përkushtuar që në Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK, të rritet numri i pjesëtarëve të komuniteteve tjera pakicë, duke përfshirë edhe komunitetin turk. “Përmes rritjes së përfshirjes së komunitetit turk në institucionet tona,  bëhet forcimi i raporteve me shtetin e Turqisë, i cili gjithmonë e ka përkrahur ndërtimin dhe zhvillimin e  shtetit tonë”, tha ministri Mehaj gjatë fjalimit të mbajtur për të pranishmit.

Me fjalimet e tyre për rëndësinë e kësaj Dite, si dhe marrëdhënieve kulturore e bashkëpunimit në mes të dy vendeve, popujve, ministrive dhe forcave, u paraqitën edhe Ambasadori i Republikës së Turqisë në Kosovë, Cagri Sakar, ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka dhe Zv. Komandanti i FSK-së, gjeneralmajor Enver Cikaqi.

Në këtë organizim, me pjesëmarrjen e tyre nderuan edhe: drejtori i NALT-it, Gjeneral Joachim Hoppe, atasheu turk i mbrojtjes, kolonel Çagdas Akif Kahraman, kolonel Atay, Enis Kervan, shefi  grupit parlamentar multietnik, dhe deputetja e grupit parlamentar multietnik në Republikën e Kosovës, Fidan Jilta.

 

 

 

 

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.