Në Ministrin e Mbrojtjes u shënua 12 qershori – Dita e Paqes së Kosovës

Në shënim të 22 vjetorit të hyrjes së forcave tokësore të NATO-s në Kosovë, respektivisht 12 qershorit 1999, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj me një koktej të organizuar sot nga ai, shprehu falënderimin dhe mirënjohjen e përjetshme për të gjithë ushtarët e NATO-s në kuadër të misionit të KFOR-it që kontribuuan në çlirimin e Kosovës, rindërtimin, zhvillimin e posaçërisht në sigurinë dhe stabilitetin e përgjithshëm të vendit. Me këtë mesazh ju drejtuar Drejtorit të Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s, Gjeneral Jörg Rüter dhe të gjithë oficerëve dhe zyrtarëve të ekipit të tij, nga vendet e ndryshme të NATO-s. Ai gjithashtu shprehu falënderimin dhe mirënjohjen e lartë edhe për rolin dhe kontributin e madh që japin oficerët e NALT-it edhe në proceset zhvillimore aktuale të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.Nga ana e tij, gjeneral Ruter, falënderoi Ministrin Mehaj për këtë organizim dhe konfirmoi angazhimin e të gjithë personelit të ekipit të tij që në kuadër të misionit të tyre do të sigurojnë mbështetjen e vazhdueshme për Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës për ndërtimin e aftësive dhe kapaciteteve operacionale të tyre brenda mandatit të NALT-it.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.