Në Forcën e Sigurisë të Kosovës mbahet „Konferenca e EOD-së“

Në kazermën „Lidhja e Prizrenit“ të Kompanisë së Deminimit të Forcës së Sigurisë të Kosovës në Prizren, u mbajt Konferenca e EOD-së.
Në takimin e përbashkët të artereve kryesor që ndër vite kanë kontribuar në pastrimin e fushave të rrezikshme në Kosovë, ishin: Kompania e Deminimit të FSK-së, Qendra Koordinuese për Deminim (QKD), njësitet e EOD-së nga shtetet e ndryshme që janë pjesë e KFOR-it, si: EOD-SHBA, EOD-UKRAINA, EOD-MOLDAVIA, EOD-AUSTRIA, Skuadra e Bombave nga Policia e Kosovës, përfaqësues nga Komanda e Lartë e KFOR-it, Ushtria Franceze dhe Italiane dhe organizata MAT-Kosova.
Gjatë konferencës u prezantuan të arriturat e ekipeve pjesëmarrëse në pastrimin e hapësirave të dyshimta dhe shkatërrimin e mjeteve të rrezikshme në Kosovë, kapacitetet aktuale si dhe planet për të ardhmen.
Komandanti i Kompanisë së Deminimit të FSK-së, majori Gëzim Sada, në emër të komandantit të Gardës Kombëtare të FSK-së, gjeneral brigade Xhevahir Geci, ka falënderuar të pranishmit për pjesëmarrje dhe për kontributin e tyre dhënë në pastrimin e Kosovës, nga mjetet e rrezikshme: „Faleminderit dhe respekt për njerëzit tuaj, që me punën që keni bërë deri më tani, dhe po vazhdoni ta bëni, Kosova dhe populli i saj, po ndihen më të sigurt dhe të pa rrezikuar nga minat dhe mjetet eksplozive të pa plasura (MEP). Falë bashkëpunimit dhe shkëmbimit të eksperiencave mes nesh, kemi arritur të pastrojmë miliona metra katror, sipërfaqe të rrezikshme dhe kemi asgjësuar mijëra MEP, pa asnjë aksident”, tha në fund majori Gëzim Sada.
Ndërsa, nënkoloneli amerikan Todd Wssing, vlerësoi lartë punën e njësive të EOD-së të FSK-së, duke shprehur mirënjohje për punën humane që ata po bëjnë në Kosovë.
Gjithashtu një kontribut të madh, në aspektin profesional, në Konferencë, dhanë edhe pjesëmarrësit tjerë.
Konferenca i përmbylli punimet me zotimin për vazhdimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen, që Kosova të jetë një vend sa më i sigurte nga minat dhe mjetet tjera eksplozive të pashpërthyera.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.