Ndahen medalje dhe mirënjohje për zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe pjesëtarë të FSK-së

Në Ministrinë e Mbrojtjes, sot u organizua ceremonia e ndarjes së medaljeve dhe mirënjohjeve me rastin e shënimit të Ditës së Forcës dhe me rastin e shënimit të 13 Vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni ka dekoruar me medalje dhe mirënjohje 61 zyrtarë të MM-së dhe pjesëtarë të FSK-së. Me këtë rast, Ministri Quni i përgëzoi te gjithë zyrtarët dhe pjesëtarët e dekoruar me medalje dhe mirënjohje, për performancën e veçantë gjatë kryerjes së detyrave dhe kontributin e dhënë në të arriturat e përgjithshme të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së. Kurse nga ana e tij komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama falënderoi Ministrin Quni për vlerësimin dhe bashkëpunimin e ngushtë si dhe përgëzoi të dekoruarit duke thënë se ky vlerësim është motiv i fuqishëm për të vazhduar edhe në të ardhmen në realizimin e detyrave me profesionalizëm, përkushtim si dhe shërbim vetëmohues.Medaljet dhe mirënjohjet për zyrtarët e MM-së dhe pjesëtarët e FSK-së ndahen sipas legjislacionit në fuqi, respektivisht Rregullores së Ministrisë së Mbrojtjes për medalje dhe mirënjohje.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.