Mirënjohje për mbështetjen e pandërprerë të Turqisë në zhvillimin dhe forcimin e FSK-së

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, priti në takim ambasadorin e Republikës së Turqisë në Prishtinë, Cagri Sakar. Ministri Mehaj, me këtë rast e falënderoi ambasadorin Sakar, për përkrahjen e  përhershme që ka dhënë Turqia për Republikën e Kosovës. Përveç falënderimit për shtetin, Ministrinë e Mbrojtjes dhe ushtrinë turke, ministri Mehaj i ndau ambasadorit turk, Sakar, mirënjohjen për mbështetjen në zhvillimin dhe avancimin e FSK-së përmes arsimimit, stërvitjeve dhe donacioneve.

Ministri Mehaj dhe ambasadori Sakar u pajtuan që intensifikimi i bashkëpunimit në nivel ndërshtetëror dhe në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes së dy vendeve është interes i përbashkët, si dhe në funksion të sigurisë dhe stabilitetit rajonal e më gjerë.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.