Miratohet vendimi për dhënien e pronës në shfrytëzim të FSK-së

Kuvendi Komunal i Mitrovicës sot ka miratuar në mënyrë unanime propozim-vendimin për dhënien e pronës së paluajtshme të komunës e njohur si “Kodra e Cërrnushës” në shfrytëzim afatgjatë për FSK-në. Në mbledhjen e drejtuar nga kryesuesi i Kuvendit, Safet Kamberi, të pranishëm në këtë seancë ishin edhe zv. ministri i Mbrojtjes, Enver Dugolli, oficeri i SHP të FSK-së, nënkolonel Afrim Veseli, zv. komandanti i Regjimentit i Tretë, Major Ilir Beqiri.Lidhur me dhënien në shfrytëzim të kësaj prone komunale, kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri para të pranishmëve është shprehur tejet krenar për këtë vendim duke shtuar se kjo pronë përfshinë hapësirën prej 191 hektarëve dhe do të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim.

Ndërkaq, zv. ministri Dugolli ka falënderuar të gjithë të pranishmit për aprovimin unanim të këtij vendimi duke shtuar se në Cërrnushë të Mitrovicës do të realizohet një ndër projektet kapitale më të rëndësishme për FSK-në. Qëllimi i propozimit për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme komunale është ndërtimi i objekteve për Regjimentin e Tretë të Forcave Tokësore, ku do të krijohen kushte për ndërtimin e një bazë të përhershme të FSK-së e cila do të shërbej si në aspektin e interesit shtetëror të zbatimit të politikave strategjike mbrojtëse, po ashtu edhe në ofrimin e mundësive trajnuese për rritjen e kapaciteteve operacionale të FSK-së.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.