Miratohet krijimi i Policisë Ushtarake të FSK-së

Në Kuvendin e Kosovës, gjatë seancës së sotme parlamentare u votua shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Policinë Ushtarake në Forcën e Sigurisë së Kosovës si dhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për Komisionerin Parlamentar.

“Këto dy projektligje janë vazhdimësi e punës së Qeverisë së Republikës së Kosovës, Ministrisë së Mbrojtjes dhe Kuvendit të Kosovës për të përmbushur objektivat tona të një ushtrie që plotëson standardet euroatlantike, e vendosur drejt rrugës për anëtarësim në NATO”, theksoi me këtë rast Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

 

 

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.