Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës me partneritetit të fuqishëm me Mbretërinë e Bashkuar në fushën e mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj është pritur në takim nga ministri i Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, James Heappey. Qëllimi i këtij takimi ishte nënshkrimi i Marrëveshjes së Bashkëpunimit Bilateral të Mbrojtjes.Me këtë Marrëveshje, të dy ministritë kanë rënë dakord për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes, që mbulon fushat kryesore si: trajnime të përbashkëta, angazhime në operacione të përbashkëta dhe shkëmbim të praktikave më të mira. “Falënderim dhe mirënjohje e thellë për Mbretërinë e Bashkuar, për gjithë kontributin dhe mbështetjen e dhënë për vendin, qytetarët dhe ushtrinë tonë”, u shpreh ministri Mehaj për këtë rast.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.