Ministria e Mbrojtjes dhe FSK së bashku me fëmijët e Asamblesë të Komunës së Prishtinës shënuan Ditën Ndërkombëtare të Maleve

Sot me aktivitete të organizuara, Ministria e Mbrojtjes dhe Qendra Ndërkombëtare e Trajnimeve të Kërkim-Shpëtimit të FSK-së, së bashku me fëmijët e Asamblesë të Komunës së Prishtinës shënuan Ditën Ndërkombëtare të Maleve.
Aktivitetet e sotme kishin për qëllim theksimin e rëndësisë së pyjeve në jetën e njeriut nëpërmjet të mësuarit të njohurive bazike të kërkim-shpëtimit, ndihmës së parë, mbijetesës në një vend pyjor, që është miqësor me ne po aq sa jemi ne me të.
Instruktorët e QNTKSH të FSK-së, përveç përvojave të tyre profesionale, fëmijëve pjesëmarrës, nxënës nga shkolla të ndryshme te Prishtinës, iu ofruan edhe njohuritë bazike të orientimit në natyrë, mbijetesës në male si dhe ndihmës së parë në rast lëndimi në një ambient malor.
Gjithashtu, ata ofruan edhe këshillat themelore për kujdesin që duhet treguar ndaj natyrës, si dhe rëndësisë jetike dhe përdorimit racional të burimeve pyjore.
Në këtë ditë, duhet të rikthejmë vëmendjen se ruajtja dhe kujdesi ndaj burimeve pyjore është krucial për të luftuar ndryshimet klimatike, dhe për të kontribuar në prosperitetin dhe mirëqenien e gjeneratave të ardhshme.
Gjithashtu është jetike që të mësojmë gjeneratat e reja me mendësinë e kujdesit ndaj natyrës dhe burimeve pyjore duke mbrojtur këtë pasuri lehtësisht të rinovueshme.
This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.