Ministria e Mbrojtjes dhe Caritas Kosova nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Ministria e Mbrojtjes dhe Caritas Kosova sot kanë nënshkruar Marrëveshjen e Bashkëpunimit për dorëzimin/pranimin e donacionit për Forcën e Sigurisë së Kosovës, respektivisht Qendrën Mjekësore të FSK-së në Prishtinë. Marrëveshjen përkatëse, në emër të institucioneve respektive e nënshkruan zv.Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Mbrojtjes, Fahrije Sadiku dhe Alfred Pjetri, drejtor ekzekutiv i Caritas Kosova, në emër të drejtorit gjeneral të Caritas Kosova, Don Viktor Sopit. Kjo marrëveshje ka ardhur si rezultat i bashkëpunimit të mëhershëm dhe përkrahjes së vazhdueshme të Caritas Kosova për FSK-në me pajisje medicinale.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.