Ministri Quni vizitoi kompanitë liderë të industrisë së mbrojtjes së Turqisë

Ministri i Mbrojtjes Anton Quni, gjatë qëndrimit të tij zyrtar në Republikën e Turqisë vizitoi edhe kompanitë turke të industrisë së mbrojtjes në Ankara dhe Stamboll. Ai me delegacioni e tij, vizituan Industrinë e Hapësirës Ajrore Turke (TAI) dhe kompaninë Baykar e cila zhvillon teknologjitë më të përparuara transformuese për fushën e aviacionit. Ata u njoftuan nga afër edhe me avionët, pajisjet dhe sistemet që dizajnon kompania Baykar në bashkëpunim me kompaninë Roketsan si kompania kryesore e industrisë turke në teknologjinë e raketave. Gjithashtu, ministri Quni me delegacionin e tij vizitoi edhe kompaninë Nurol, ndër prodhuesit kryesor të automjeteve motorike tokësore dhe kompaninë Aselsan si prodhuese kryesore e sistemeve të komunikimit, radarëve, luftës elektronike, mbrojtjes ajrore dhe të shënjestrimit. Edhe në këto kompani u njoftuan me automjetet, pajisjet dhe sistemet funksionale dhe ato në dizajnim e sipër.

Këto vizita shënuan edhe përfundimin e vizitës shumë të suksesshme zyrtare të ministrit Quni e cila u realizua me ftesë zyrtare të homologut të tij turk, ministrit Akar, në funksion të thellimit të mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.