Ministri Quni priti në takim U.d.kryeshefen ekzekutive të Postës së Kosovës znj.Mulaj

Ministri i Mbrojtjes Anton Quni, priti sot në takim U.d.kryeshefen ekzekutive të Postës së Kosovës znj.Vjollca Shala- Mulaj me bashkëpunëtorë, në vazhdën e takimeve të tyre me bartësit e institucioneve të vendit.

Znj. Mulaj shprehu falënderimin për pritjen dhe e njoftoi ministrin Quni me të arriturat e deritashme dhe sfidat aktuale të Postës së Kosovës. Gjithashtu, ajo njoftoi edhe me shërbimet postare, veprimtarinë postare dhe të arriturat e filatelisë së Kosovës. Nga ana e tij, Ministri Quni falënderoi znj. Mulaj për shërbimet e deritashme dhe vlerësoi të nevojshme rritjen e bashkëpunimit edhe në të ardhmen në temat e interesit të ndërsjellë institucional.

Znj. Mulaj gjatë takimit shoqërohej edhe nga zëvendësja e saj, Fakete Kadiu dhe drejtori i Drejtorisë së shitjes, Burim Geci, kurse ministri Quni shoqërohej nga shefi i kabinetit të tij, Jashar Ramadani, zyrtarja e lartë e kabinetit, Martina Dedaj- Kqira dhe drejtori i departamentit të KTI, Beqir Bytyqi.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.