Ministri Quni priti në takim lamtumirës këshilltarin ushtarak Italian, kolonel Vincenzo Stella

Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni priti sot në takim lamtumirës këshilltarin ushtarak Italian në Ministrinë e Mbrojtjes, kolonel Vincenzo Stella. Me këtë rast, ministri Quni shprehu falënderimin dhe mirënjohjen për angazhimin e tij me përkushtim të lartë profesional duke ofruar eksperiencën e tij të gjatë të udhëheqësit ushtarak për stafin e Ministrisë së Mbrojtjes. Nga ana e tij, kolonel Stella, shprehu përshtypjet e tij të veçanta gjatë mandatit të tij për Ministrinë e Mbrojtjes dhe stafin e saj duke theksuar admirimin e tij për të arriturat e deritashme të FSK-së dhe vizionin e saj për të ardhmen.

Në shenjë mirënjohje për angazhimin e tij, ministri Quni i ndau “Medaljen për shërbim të shquar”. Në takimin lamtumirës morën pjesë edhe këshilltari politik, Feriz Trezhnjeva, drejtori i Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Integrime Euroatlantike, kolonel Hasan Hoxha dhe zyrtarja e lartë e kabinetit, Martina Dedaj-Kçira.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.