Ministri Quni: Diversiteti etnik dhe kulturor, vlerë e veçantë në Ministri të Mbrojtjes dhe FSK

Ministri i Mbrojtjes Anton Quni priti sot në takim përfaqësuesit e lartë institucional dhe politik të komunitetit turk, ministrin e Zhvillimit Rajonal, Enis Kervan, deputetin, njëherit kryetarin e Partisë Demokratike Turke (KDTP), Fikrim Damka dhe deputeten Fidan Brina Jilta.Në fillim, ministri Quni i njoftoi, mysafirët me zhvillimet aktuale në ministri të Mbrojtjes dhe FSK si dhe me objektivat e tij për të ardhmen me fokus në politikat për integrimin e komuniteteve jo shumicë. Ndër të tjera, ai theksoi marrëdhëniet e shkëlqyera ndër njerëzore dhe ndër kolegiale në mes zyrtarëve dhe pjesëtarëve nga radhët e të gjitha komuniteteve. Ministri Quni çmoi lart angazhimin edhe të pjesëtarëve të komunitetit turk në të gjitha nivelet e përgjegjësisë, duke çmuar si vlerë e shtuar në relacion me shtetin, kombin dhe ushtrinë turke si partnere jona shumë e rëndësishme në zhvillimin e përgjithshëm të ministrisë dhe forcave tona.

Në fjalët e tyre, mysafirët shprehën vlerësimin e lart për të gjitha të arriturat e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së si dhe bashkëpunimin e ngushtë me shtetin, ministrinë homologe dhe forcat turke. Ata shprehën interesimin dhe ofruan autoritetin e tyre për të mbështetur dhe kontribuar në FSK me integrimin e kuadrove të pjesëtarëve nga radhët e komuniteti turk.Gjatë takimit, ministri Quni shoqërohej nga këshilltari i tij politik për çështje të komuniteteve, Berkant Curi.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.