Ministri Quni dhe gjeneral Rama morën pjesë në ceremoninë lamtumirëse të Shefit të Shtabit të KFOR-it, gjeneral Harris

Ministri i Mbrojtjes Anton Quni i shoqëruar nga Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe shefi i Stafit të Shtabit të Përgjithshëm të FSK-së, gjeneral brigade Jeton Dreshaj, dje morën pjesë në ceremoninë lamtumirëse të shefit të Shtabit të KFOR-it gjeneral brigade Shawn A. Harris i mbajtur në Shtabin e Përgjithshëm të KFOR-it në Film City.Në pritjen personale lamtumirëse, gjeneral Harris i shoqëruar nga pasardhësi i tij gjeneral Larry Henry, falënderoi ministrin Quni dhe gjeneral Ramën për bashkëpunimin e ngushtë dhe u uroi suksese në realizimin e objektivave të synuar në zhvillimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ministri Quni e falënderoi gjeneralin amerikan dhe shprehu mirënjohjen e thellë për bashkëpunimin e ngushtë dhe të suksesshëm gjatë mandatit të tij në detyrën tejet të rëndësishme siç është përgjegjësia e Shefit të Shtabit të KFOR-it.Ministri Quni dhe gjeneral Rama i uruan gjeneral Harris-it suksese në detyrat dhe përgjegjësitë e reja në kuadër të forcave mike amerikane si dhe përgëzuan pasardhësin e tij gjeneral Henry-n duke shprehur gatishmërinë e plotë për vazhdimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në të ardhmen në mes FSK-së dhe KFOR-it.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.