Ministri Mehaj zhvilloi takim virtual me Dr. Çelaj nga Shoqata e Mjekëve Shqiptaro-Amerikan

Ministri Mehaj ka vlerësuar lart dhe ka mirëpritur iniciativën e mjekëve nga Amerika, të cilët do të realizojnë projektin me shkollat e mesme “Kids Save Lives”.Me këtë rast, Dr Sulejman Çelaj ka njoftuar Ministrin se nga data 27 shtator deri më 1 tetor, 2021, grupi i mjekëve nga diaspora do të vizitojnë Kosovën, me ç‘rast në mënyrë vullnetare do të dhurojnë eksperiencën e tyre dhe pajisjet e përdorura gjatë trajnimit, për të rritur kapacitetet e shkollave si dhe për trajnuar nxënësit e shkollave të mesme, për ndihmën e parë. Qëllimi i këtij aktiviteti vullnetar është që fëmijët të marrin mësimet bazike “si të shpëtojnë jetë”, si dhe vetëdijesimin se shkollat duhet të bëhen ambiente ku edukimi për arrestin kardiak është po aq i rëndësishëm sikur çdo lëndë tjetër mësimore”. Ministri Mehaj konfirmoi gatishmërinë e FSK-së për t’iu bashkangjitur këtij aktiviteti vullnetar, ku Regjimenti Mjekësor do të jetë pjesë e këtyre ekipeve mjekësore. Ai gjithashtu theksoi se me qellim të përfshirjes së një numri sa më të madh të nxënësve dhe shkollave, ofroi mundësinë që këto aktivitete të zhvillohen në 4 kazerma të FSK-së.Gjatë këtyre ditëve, nxënësit nga shkollat e komunave të Republikës së Kosovës, sipas regjioneve do të kenë mundësinë që të marrin trajnime profesionale nga mjekët shqiptar në diasporë, por edhe të vizitojnë ambientet e kazermave të FSK-së.Gjithashtu, janë diskutuar edhe mundësitë e bashkëpunimit për rritjen e kapaciteteve profesionale të mjekëve të FSK-së në Regjimentin Mjekësisë dhe Qendrës Mjekësore, ku dr Sulejman Çelaj, konfirmoi gatishmërinë e tij dhe të mjekëve tjerë, që në mënyrë vullnetare të dhurojnë eksperiencën e tyre për kolegët e tyre në FSK. Aktivitete tjera të përbashkëta që do të rrisin bashkëpunimin ndërmjet FSK-së dhe Shoqatës së Mjekëve Shqiptaro-Amerikan, do të aranzhohen në koordinim të përbashkët.

 

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.