Ministri Mehaj zhvilloi takim me përfaqësuesit e Shoqatës Ndërkombëtare të Operacioneve të Stabilitetit (ISOA)

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj zhvilloi sot takim, përmes video-lidhjes, me përfaqësuesit e Shoqatës Ndërkombëtare të Operacioneve të Stabilitetit (ISOA). Me këtë rast, ministri Mehaj njoftoi me të arriturat e Ministrisë së Mbrojtjes, qëllimeve dhe objektivave të tij strategjik lidhur me zhvillimin dhe avancimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së në funksion të përmbushjes së suksesshme të misionit dhe detyrimeve ligjore.Ai vlerësoi lart misionin dhe angazhimet e Shoqatës Ndërkombëtare të Operacioneve të Stabilitetit (ISOA) në promovimin e standardeve më të larta operacionale dhe etike të kompanive aktive në industrinë e operacioneve të paqes dhe stabilitetit si dhe avokimit me politikë-bërësit për kontributin pozitiv të këtyre kompanive në rritjen e paqes ndërkombëtare, zhvillimit dhe sigurisë njerëzore. Gjithashtu ai theksoi shumë të rëndësishëm angazhimin e ISOA për ngritjen e standardeve të industrisë së operacioneve të stabilitetit për të siguruar profesionalizëm dhe transparencë të shëndoshë dhe etike në kryerjen e operacioneve paqeruajtëse, të rindërtimit pas konfliktit dhe të ndihmës në rast të katastrofave. Në fund, ministri Mehaj nënvizoi rëndësinë e madhe që ka eksperienca e ISOA në procesin e zhvillimit të aftësive dhe kapaciteteve operacionale të FSK-së me theks të veçantë në realizimin e operacioneve të paqes dhe stabilitetit.Nga ana e tyre, përfaqësuesit e ISOA-së, vlerësuan lidershipin e ministrit Mehaj si dhe të arriturat e deritashme të FSK-së, me theks të veçantë, pjesëmarrjes së kontingjentit të parë në operacionet paqeruajtëse dhe stabilitetit në kuadër të Komandës Qendrore Amerikane.Gjithashtu ata e ftuan, ministrin Mehaj për pjesëmarrje në samitet e organizuara nga ISOA gjatë muajve të ardhshëm.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.