Ministri Mehaj zhvilloi takim me ish-zëvëndëskryeministrin izraelit Shaul Mofaz

Në funksion të thellimit dhe zgjerimit të bashkëpunimit ndërkombëtar me vendet aleate si dhe me personalitetet e shquara mike të vendit tonë, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, përmes video-lidhjes, zhvilloi takim miqësor me ish-zëvëndëskryeministrin e Izraelit, Shaul Mofaz.Me këtë rast, ministri Mehaj shprehu falënderimin dhe mirënjohjen e lartë për kontributin e madh të tij në njohjen e Republikës së Kosovës nga Izraeli, si dhe për interesimin e tij të fuqishëm dhe shtetit izraelit për Republikën e Kosovës dhe perspektivën e saj.Nga ana e tij, ish-zëvëndëskryeministri Mofaz, shprehu vlerësimin e lartë për vendosjen e marrëdhënieve mes dy shteteve dhe kombeve, duke nënvizuar që vonesën e deritashme ta kompensojmë me zhvillimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunim të thellë në të gjitha fushat, duke shprehur besimin e plotë në kapacitetet e veçanta njerëzore të vendit tonë për zhvillim të shpejtë dhe të fuqishëm.Si dy ushtarakë karriere, në vazhdim, ministri Mehaj dhe ish-zëvëndëskryeministri Mofaz, njëherit edhe si ish-ushtarak me gradën më të lartë ushtarake në ushtrinë izraelite (gjenerallejtënant), respektivisht ish- shef i shtabit të përgjithshëm të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit dhe ish-ministër i mbrojtjes së Izraelit, biseduan për çështjet me interes të përbashkët në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Të dy u pajtuan që është shumë e rëndësishme që së shpejti të realizohet marrëveshja për bashkëpunim bilateral në mes të ministrive të mbrojtjes dhe ushtrive të dy vendeve.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.