Ministri Mehaj vizitoi Qendrën e Luftërave Tokësore të Mbretërisë së Bashkuar

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, sot vizitoi Qendrën e Luftërave Tokësore në Mbretërinë e Bashkuar.Me këtë rast, ministri Mehaj u prit nga shefi i Shtabit të kësaj Qendre, kolonel Rob Singleton.Gjithashtu, ministri Mehaj vizitoi Komandën Trajnuese për Taktika të Stafit, Shkollën e Armëve Specialistike dhe Divizionin e Blinduar të Rikonicionit dhe Taktikave ku u njoh nga afër me kapacitetet arsimore, trajnuese si dhe me kapacitetet dhe mbështetjen që mund të ofrohen për FSK në të ardhmen.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.