Ministri Mehaj vizitoi Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes

Me qëllim të njoftimit nga afër me gjendjen e përgjithshme dhe nivelin e gatishmërisë së njësive kryesore të FSK-së, ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj i shoqëruar nga zëvendës komandanti i FSK-së, gjeneral major Enver Cikaqi, sot vizitoi Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj. Me këtë rast, ministrin Mehaj e priti komandanti i KDS-së, gjeneral brigade Irfete Spahiu me bashkëpunëtorë, të cilët e njoftuan me të arriturat e deritashme, zhvillimet në procesin e tranzicionit, sfidat si dhe objektivat e KDS-së për të ardhmen.

Nga ana e tij, ministri Mehaj shprehu vlerësimin e lartë për rezultatet e deritashme dhe profesionalizimit të demonstruar të KDS-së si dhe njoftoi me objektivat e tij për zhvillimin e FSK-së në përgjithësi. Ai gjithashtu, theksoi interesimin e tij të madh për avancimin e KDS-së në funksion të arsimimit dhe stërvitjes së personelit të FSK-së me doktrinat e standardet më bashkëkohore të ushtrive të vendeve të NATO-s për realizimin e suksesshëm të detyrave ligjore si dhe ndërveprueshmërinë maksimale në operacione të përbashkëta.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.