Ministri Mehaj vizitoi Akademinë Ushtarake Mbretërore Sandhurst

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, gjatë vizitës së tij që po zhvillon në Mbretërinë e Bashkuar, sot vizitoi Akademinë Ushtarake Mbretërore Sandhurst, e cila është një ndër akademitë ushtarake më të njohura në Botë.Në këtë Qendër, përveç oficerëve të ushtrisë britanike dhe shumë vendeve të botës, studimet i realizojnë edhe oficerët e FSK-së.Me këtë rast, ministri Mehaj u prit edhe nga komandanti i Akademisë Ushtarake Mbretërore Sandhurst, gjeneral major Duncan Francis Capps.Gjithashtu, gjatë kësaj vizite takoi edhe studentë-oficerët e FSK-së që studiojnë aktualisht në këtë Akademi.Ministri Mehaj me këtë rast theksoi se pritja e ngrohtë miqësore nga gjeneral Capps dhe përshtypjet e ndërsjella mes studentë-oficerëve dhe stafit të Akademisë ishin dëshmi e fuqishme për zgjerimin e mëtejmë të bashkëpunimit me akademinë Sandhurst.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.