Ministri Mehaj uroi për festen 4 Korrikut-Ditën e Pavarësisë së SHBA-së

Me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së SHBA-së, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka uruar të gjithë qytetarët e vendit mik, me të cilët bashkë, si një trup i vetëm, po rrugëtojmë në zhvillimin dhe forcimin e Republikës së Kosovës.
Gjithashtu, Ministri Mehaj ka shprehur urim të veçantë, për të gjithë, ushtarakët e Ushtrisë Amerikane për shërbimin vetëmohues për ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në vendin tonë dhe anekënd Botës.
“Me ju si gjithmonë jemi dhe do të jemi bashkë krah për krah, si në luftë ashtu edhe në paqe! Paqi gjithmonë bekimin e Zotit ju bashkë me vendin dhe bashkëkombësit tuaj”, theksoi Ministri Mehaj
Prishtinë, 04.07.2022
This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.