Ministri Mehaj u prit nga Sekretari Shtetëror i Ministrisë Federale të Mbrojtjes së Gjermanisë, Benedikt Zimmer

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën Federale të Gjermanisë, me nderimet me të larta shtetërore u prit nga Sekretari Shtetëror i Ministrisë Federale të Mbrojtjes së Gjermanisë, Benedikt Zimmer. Gjatë këtij takimi, përfaqësuesit e të dy delegacioneve diskutuan për nivelin e bashkëpunimit të deritashëm bilateral mes dy ministrive si dhe shqyrtimin e mundësive tjera për thellimin dhe zgjerimin e këtij bashkëpunimi në fushat e reja me interes të përbashkët. Me këtë rast, ministri Mehaj dhe z. Zimmer, u pajtuan që diskutimet e tyre të konkretizohen në planin e përbashkët dhe të vlerësohen të gjitha masat e nevojshme dhe të mundshme për implementim. Gjermania është dhe do të jetë ndër vendet më të rëndësishme mike dhe partnere për perspektivën zhvillimore të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.