Ministri Mehaj u prit nga ministri i Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, Niko Peleshi

Me nderime të larta ushtarake, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, u prit sot nga homologu i tij nga Republika e Shqipërisë, Niko Peleshi.Ministri Mehaj duke falënderuar ministrin Peleshi për mikpritjen theksoi se: “vizita zyrtare në Shqipëri është vizitë në shtëpinë e vëllezërve e motrave tona”.Pas takimit sy më sy, të dy ministrat u zotuan se rrugëtimi i të dy vendeve do të jetë i përbashkët në perspektivën zhvillimore të forcave të armatosura, në shërbim të sigurisë dhe mbrojtjes, si dhe sigurisë dhe stabilitetit rajonal e më gjerë.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.