Ministri Mehaj u prit nga Ministri i Inteligjencës së Izraelit, Elazar Stern

Në kuadër të vizitës zyrtare në Izrael, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj sot është pritur në takim nga Ministri i Inteligjencës së Izraelit Elazar Stern.

Me këtë rast, ai falënderoi dhe shprehu mirënjohjen e thellë për shtetin e Izraelit për mbështetjen e vendit tonë në përgjithësi, si dhe gatishmërinë për mbështetje edhe në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Në vazhdim, dy ministrat diskutuan për kërcënimet dhe rreziqet që cenojnë mjedisin aktual të sigurisë globale, si dhe përvojat e mbikëqyrjes së politikave që ndërlidhen me funksionimin e komponentës së inteligjencës shtetërore në mbështetje të sigurisë kombëtare.

Në fund, ata u pajtuan që të thellojmë bashkëpunimin në fushën e inteligjencës në mes dy vendeve tona.

 

 

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.