Ministri Mehaj u prit në takim nga ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Hulusi Akar

Në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën e Turqisë, respektivisht, pjesëmarrjes në Panairin “IDEF’21”, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj u prit nga homologu i tij dhe nikoqiri, ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Hulusi Akar.Gjatë këtij takimi, ministri turk theksoi partneritetin e fuqishëm ndërmjet dy ministrive dhe forcave, në funksion të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal dhe më gjerë. Nga ana e tij, ministri Mehaj shprehu falënderimin dhe mirënjohjen e thellë për rolin dhe kontributin e madh të Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, në ndërtimin dhe zhvillimin e gjithmbarshëm të Ministrisë sonë të Mbrojtjes dhe Forcave të Sigurisë së Kosovës.Me tej, gjatë këtij takimi u diskutua për bashkëpunimin bilateral në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë, si dhe bashkëpunimin në fushën e industrisë së mbrojtjes, me fokus në programet konkrete ndërshtetërore.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.