Ministri Mehaj u prit në takim nga Drejtori për Integrime Euro-Atlantike, David Hogan-Hearn

Ciklin e takimeve në Ministrinë e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, e ka vazhduar me Drejtorin për Integrime Euro-Atlantike, David Hogan-Hearn.Gjatë këtij takimi, temat kryesore të diskutimit ishin siguria bashkëpunuese në rajon përmes qasjes së përbashkët të të gjitha vendeve ndaj kërcënimeve dhe rreziqeve, objektivi i Ministrisë së Mbrojtjes për anëtarësim në organizatat rajonale të sigurisë, Programin për Partneritetin për Paqe dhe anëtarësimin në të ardhmen në NATO.Gjithashtu, u bisedua për pjesëmarrjen e FSK-së në bashkë-zbarkim me forcat aleate në operacione paqeruajtëse dhe stabilitetit.Me këtë rast, drejtori për Integrime Euro-Atlantike, David Hogan-Hearn i konfirmoi ministrit Mehaj mbështetjen e plotë të Mbretërisë së Bashkuar në realizimin e qëllimeve strategjike dhe objektivave operacionale, në procesin e integrimeve euroatlantike të vendit si dhe Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së në këtë aspekt.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.