Në vazhdën e vizitës zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar, ministri Mehaj ka vizituar Drejtorinë e Politikave të Mbrojtjes të Ballkanit Perëndimor, ku është pritur nga drejtori i Departamentit për Ballkanin Perëndimor, Andrew Page.Temë diskutimi në këtë takim ishte perspektiva gjeopolitike dhe gjeostrategjike e Ballkanit Perëndimor, angazhimi shtetëror dhe institucional, si dhe roli shumë i madh i Mbretërisë së Bashkuar për sigurinë, stabilitetin dhe zhvillimin e përgjithshëm rajonal.Këtij takimi i parapriu, pritja dhe diskutimi paraprak me drejtorin e Politikave të Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Ismail Seyis, i shoqëruar nga Corrin Leonard.