Ministri Mehaj takoi të Ngarkuarin me Punë të Ambasadës së Japonisë në Kosovë, Ogasawara Mitsunori

Në vazhdën e vizitave të përfaqësueseve diplomatik në vendin tonë, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj priti sot në takim të Ngarkuarin me Punë të Ambasadës së Japonisë në Kosovë, Ogasawara Mitsunori. Me këtë rast, z. Mitsunori përveç urimeve për detyrën, e përgëzoi ministrin Mehaj për të arriturat e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së duke ritheksuar përkushtimin e Japonisë ndaj Kosovës dhe gatishmërinë për thellim të marrëdhënieve bilaterale me Republikën e Kosovës edhe në fushën e mbrojtjes.

Ministri Mehaj, duke falënderuar z. Mitsunori për vizitën e tij, theksoi nevojën e konkretizimit të bashkëpunimit në mes dy vendeve në nivel të ministrive respektive me memorandum të mirëkuptimit. Ai nënvizoi se eksperienca japoneze në fusha specifike është shumë me rëndësi për kapacitetet e FSK-së në zhvillim e sipër. Në fund të dy u pajtuan që të intensifikohen angazhimet në këtë drejtim nga të dyja palët.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.