Ministri Mehaj takoi shefin estonez të mbrojtjes, Gjeneral Herem

Gjatë punimeve të Forumit Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj u takua me shefin e Shtabit të Forcave të Mbrojtjes së Estonisë, gjenerallejtënant Martin Herem.
Me këtë rast, ata diskutuan rreth mundësive të bashkëpunimit në fushën ushtarake, trajnimin e përbashkët ndërmjet të dyja ushtrive, me theks të veçantë në sigurinë kibernetike, e po ashtu edhe pjesëmarrjes së përbashkët në misione paqeruajtëse.
“Në situatën aktuale gjeopolitike bashkëpunimi ndërmjet shteteve është element i pazëvendësueshëm për ruajtjen e stabilitetit dhe paqes.”- vlerësuan ndër të tjera Ministri Mehaj dhe Gjeneral Herem.
This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.