Ministri Mehaj takoi Shefin e Byrosë së Gardës Kombëtare të SHBA-së, Gjeneral Daniel R. Hokanson

Në vazhdën e vizitës në Departamentin e Mbrojtjes së SHBA-së në Pentagon, sot, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka takuar Shefin e Byrosë së Gardës Kombëtare, Gjeneral Daniel R. Hokanson. Me këtë rast, ministri Mehaj falënderoi Gjeneralin Hokanson dhe shprehu mirënjohjen e lartë për partneritetin ndërmjet FSK-së dhe Gardës Kombëtare të Iowa-s, dhe i rikujtoi që muajin tjetër, do të shënohet edhe përvjetori i 10-të i bashkëpunimit të shkëlqyeshëm bilateral.Ndër të tjera, ministri Mehaj i theksoi Gjeneralit Hokanson disa prej sukseseve të përbashkëta, duke u fokusuar në misionin e parë paqeruajtës në Kuvajt dhe në përgatitjet për misionin paqeruajtës të radhës në Poloni. Njëkohësisht, ai i rikujtoi se këto të arritura janë falë mbështetjes së pakursyer dhe të pazëvendësueshme të Byrosë së Gardës Kombëtare, në funksion të avancimit të aftësive dhe kapaciteteve operacionale dhe profesionale të FSK-së përgjatë dhjetë viteve, e duke besuar fuqishëm se bashkëpunimi në të ardhmen do të thellohet akoma më shumë. Nga ana e tij, Gjenerali Hokanson, vlerësoi shumë lartë bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet FSK-së dhe Gardës Kombëtare të Iowa-s, si dhe konfirmoi përkrahjen e Byrosë së Gardës Kombëtare, për aktivitetet e përbashkëta me FSK-në, të cilat tashmë kanë dëshmuar nivelin më të lartë të profesionalizmit, prandaj vlerësoi se mbeten të përkushtuar që bashkëpunimi dhe partneriteti të vazhdojë edhe në të ardhmen. Gjenerali Hokanson, theksoi se do të vazhdojë angazhimin e Byrosë për mbështetjen e FSK-në në rritjen e aftësive dhe kapaciteteve profesionale dhe operacionale, e sidomos theksoi rëndësinë e aspekteve të ndërveprimit ndërmjet ushtrisë amerikane dhe FSK-së për operacione në misionet paqeruajtëse dhe të stabilitetit.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.