Ministri Mehaj takoi Senatorin nga shteti Arkanzas, Tom Cotton

Në kuadër të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj sot ka takuar Senatorin nga shteti Arkanzas, Tom Cotton, njëherit, anëtar i Komitetit për Shërbimet e Armatosura në Senatin e Shteteve të Bashkuara.Në këtë takim, ministri Mehaj e informoi Senatorin Cotton për objektivat e Qeverisë së Republikës së Kosovës në fushën e mbrojtjes dhe njëkohësisht i theksova përkushtimin tonë për thellim të partneritetit me SHBA. Me këtë rast, ai e falënderoi për gjithë kontributin dhe përkrahjen e pakursyer në të gjitha etapat e shtetndërtimit të Republikës së Kosovës, e në veçanti në krijimin dhe zhvillimin e kapaciteteve të mbrojtjes së vendit tonë. Gjithashtu, në këtë takim ministri Mehaj theksoi rëndësinë e madhe të pranisë së përhershme të SHBA-së në Ballkan, për sigurinë dhe stabilitetin e qëndrueshëm, për të cilën arsye ai edhe ka ofruar vendosjen e bazës së përhershme të forcave amerikane në Kosovë.Atë ndër të tjera, ministri Mehaj e njoftova Senatorin Cotton për politikën agresive me kërcënime hibride të Rusisë përmes Serbisë në Ballkanin Perëndimor me rrezik potencial për destabilizimin e rajonit.

Në fund të këtij takimi Senatori Cotton i shprehu ministrit Mehaj falënderimin dhe konsideratën e tij të lartë për gatishmërinë e treguar nga ana Qeverisë së Kosovës për asistencën e ofruar në strehimin e refugjatëve afganë. Gjithashtu vlerësoi lartë partneritetin ndërmjet SHBA-së dhe Republikës së Kosovës, si dhe konfirmoi përkushtimin e tij për thellimin e mëtejmë të këtij bashkëpunimi.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.