Ministri Mehaj takoi ministrin e Mbrojtjes të Sllovenisë, Marjan Sarec

Në vazhdën e takimeve gjatë punimeve të Forumit Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax, Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj u takua me ministrin e Mbrojtjes së Sllovenisë, Marjan Sarec.

Me këtë rast, Ministri Mehaj njoftoi Ministrin Sarec për të gjitha përparimet e FSK-së gjerë më tani, për kapacitetet dhe gatishmërinë e bashkëpunimit me forcat sllovene përmes trajnimeve dhe misioneve të përbashkëta, si dhe aktiviteteve të tjera ushtarake që mund të zhvillohen përtej planit bilateral e që më detajisht u dakorduan t’i konkretizojnë përmes memorandumit të mirëkuptimit.

 

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.