Ministri Mehaj takoi Ministrin e Mbrojtjes së Suedisë, Pal Jonson

Gjatë qëndrimit në Kanada dhe pjesëmarrjes në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax, Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, takoi Ministrin e Mbrojtjes të Suedisë, Pal Jonson. Me këtë rast, Ministri Mehaj e uroi Ministrin Jonson për marrjen e detyrës së re dhe së bashku diskutuan për çështje me rëndësi për të dyja palët, si rëndësia e zgjerimit të aleancës së NATO-s, anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës, duke theksuar se përkrahja e dy shteteve është tejet e rëndësishme për Republikën e Kosovës dhe për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor në përgjithësi.
Gjithashtu, diskutuan edhe për bashkëpunimin në fushën e trajnimeve, si dhe arsimimin e kuadrove të reja të FSK-së, dhe po ashtu pjesëmarrjes së përbashkët të forcave të të dyja shteteve në misione jashtë vendit.
“Si dy shtete që besojmë në vlera demokratike u dakorduam që të konkretizojmë muajve në vijim bashkëpunimin përmes marrëveshjes bilaterale.” theksoi ndër të tjera Ministri Mehaj.
This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.