Ministri Mehaj takoi kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, admiralin Rob Bauer

Gjatë punimeve të Forumit Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax, Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj së bashku me zv.komandantin e FSK-së, gjeneralmajor Enver Cikaqin kanë takuar edhe kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, admiralin Rob Bauer.
Me këtë rast, Ministri Mehaj ka njoftuar Admiralin Bauer për situatën e sigurisë në vend dhe rajon, duke theksuar mbështetjen e Republikës së Kosovës, si anëtare e Grupit të Kontaktit në Mbrojtje të Ukrainës, me qëndrimin për të në të drejtën e plotë për të mbrojtur territorin dhe popullin e saj.
Ndër të tjera, Ministri Mehaj njoftoi se Republika e Kosovës ka ofruar ndihmën e saj në fushën e trajnimeve për Ukrainën në fushën e kërkimit shpëtimit, deminimit dhe në HAZMAT.
Në kuadër të ruajtjes së paqes dhe sigurisë në vend, ai njoftoi Admiralin Bauer që jemi në koordinim të plotë me KFOR-in dhe partnerët tanë.
“Ne jemi duke ngritur kapacitet tona vazhdimisht, duke qenë të aftë jo vetëm ta mbrojmë vendin por edhe të marrim pjesë në misione paqeruajtëse me partnerët tanë ku do që kërkohet. Synimi ynë është anëtarësimi në NATO dhe BE, të gjitha prokurimet tona realizohen me standarde të NATO-së dhë në bashkëpunim të ngusht me NALT. Gjithashtu jemi duke vazhduar përgatitjet për “Defender 23″ ushtrimi më i madh fushor. Bashkëpunimi ynë do të jetë gjithmonë në nivelet më të larta.” tha ndër të tjera, Ministri Mehaj në takimin me Admiralin Bauer.
This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.