Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, priti në takim drejtoreshën e UN Women për Kosovë, znj.Vlora Nushi. Në këtë takim u diskutua lidhur me rritjen e numrit të grave dhe fuqizimin e rolit dhe përgjegjësive të tyre në Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK, që është një ndër objektivat strategjikë të tij.Nga ana e saj, znj.Nushi shprehu gatishmërinë e ofrimit të mbështetjes së Un Women për përkrahjen e Ministrisë së Mbrojtjes, në përmbushjen e synimeve në funksion të promovimit të barazisë gjinore.Me këtë rast, duke njohur rolin dhe përvojën e rëndësishme të kësaj organizate, ministri Mehaj dhe drejtoresha Nushi u pajtuan për intensifikimin e bashkëpunimit të ndërsjellë, me qëllim të promovimit sa më cilësor të barazisë gjinore dhe fuqizimin e grave në institucionet e Republikës së Kosovës.