Ministri Mehaj reagon pas homazheve dhe deklaratave për kriminelin e luftës, Millosheviqin

Në kohën kur e gjithë bota demokratike po përjeton krimet e forcave ruse mbi popullin e Ukrainës, Ministri serb Vulin, bënë homazhe dhe thurrë elozhe për “heroizmin” e “Kasapit të Ballkanit” dhe kriminelit të luftës, Sllobodan Millosheviq.

Vulin, fyejti edhe gjithë ato viktima, civil të pafajshëm, në Masakrën e Reçakut, që nënkupton se fyejti edhe gjithë viktimat e gjenocidit të urdhëruara nga “heroi” i tij, duke mohuar gjenocidin e forcave kriminale serbe mbi popullin shqiptar të Kosovë, për çka edhe u ndërhy nga aleanca e vendeve demokratike më 1999.

Kur një ministër i një qeverie të një shteti i cili aspiron në Bashkimin Evropian, nderon dhe glorifikon të bëmat e një krimineli, duhet të jetë alarm për qarqet politikëbërëse dhe vendimmarrëse të BE-së dhe gjithë botës perëndimore demokratike.

Ky është provokimi i tij i orkestruar i radhës, që nënkuptohet kërcënim ndaj Kosovës, Bosnes e Kroacisë dhe popujve të tyre viktima të krimit të Serbisë së Millosheviqit, i cili përveç nga Vulin është lavdëruar edhe nga presidenti aktual i Serbisë, Vuçiq.

Paqja, siguria, stabiliteti e demokracia perëndimore janë të zbehta me mendje e qasje të tilla primitive, antihumane dhe anticivilizuese.

Kjo qasje djallëzore nuk shqetëson Republikën e Kosovës dhe popullin e saj i cili nuk harron kurr, sepse Liria dhe Pavarësia e saj, tanimë janë realitet i fuqishëm, dhe se shteti i Kosovës qëndron natyrshëm mbi bazamentin e vlerave euroatlantike.

Është momenti i fundit për rreshtimin në anën e duhur të historisë, kërkim-falje, dënimin e kriminelëve serb, si dhe duke mos jetuar me mitet e rrejshme e mendjet e sëmura nga urrejtja.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.