Ministri Mehaj priti në vizitë ambasadorin e Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grondahl

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, aktivitetin e tij e filloi me pritjen në vizitë të ambasadorit të Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grondahl. Me këtë rast, ministri Mehaj e falënderoi ambasadorin Grondahl për vizitën e tij duke shprehur falënderimin për Mbretërinë e Norvegjisë, për ndihmën dhe mbështetjen e ofruar në ndërtimin, zhvillimin dhe të arriturat e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.

Ministri Mehaj shprehu besimin e plotë se bashkëpunimi me Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të Norvegjisë do të intensifikohen edhe më tej në funksion të arritjes së aftësive dhe kapaciteteve të plota operacionale të FSK-së, për të mundësuar kështu ofrimin e kontributit të Kosovës për paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal e global, në operacione paqeruajtëse krahas vendeve partnere në mesin e të cilave me rol shumë të rëndësishëm është edhe Mbretëria e Norvegjisë. Nga ana e tij, ambasadori Grondahl e falënderoi ministrin Mehaj për pritjen dhe i uroi detyrën e re, si dhe premtoi se Norvegjia, sikur deri më tash do të vazhdojë ta ndihmojë dhe mbështesë Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në, në të gjitha fushat dhe komponentët në mënyrë që t’i përmbushin me sukses të plotë synimet e tyre.

This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.